Pa kaluar ende dy muaj nga përfundimi i aventurës së tij si finalist në Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj ka dhënë lajmin që nuk pritej nga fansat.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka konfirmuar zyrtarisht se i ka dhënë fund lidhjes me partneren e tij, Alice Maselli.
Në mesazhin e tij drejtuar ndjekësve, Klodi sqaroi se tashmë është “single”, por theksoi se ndarja nuk ka lënë hapësirë për hiri. Ai u shpreh se mes tyre ekziston ende një respekt i madh reciprok dhe se ndihet mirënjohës për gjithçka që kanë kaluar së bashku në të kaluarën.
Ish-banori, i cili u pëlqye shumë për maturinë e tij brenda shtëpisë, bëri të ditur se prioritetet e tij kanë ndryshuar. Tashmë, fokusi i tij kryesor do të jetë te rritja personale, disiplina dhe projektet që e presin në të ardhmen, duke lënë pas jetën private për një moment.
Në mbyllje të njoftimit, Klodi kërkoi mirëkuptimin e publikut dhe respektimin e privatësisë në këtë periudhë të re të jetës së tij.


Leave a Reply