Deklarata e Jul Dedës nuk ka për ti pëlqyer aspak Arbër Hajdarit

Rrugëtimi i Mirit në “Big Brother VIP Albania” po rezulton të jetë një nga më të vështirët, pasi ai po përballet me një presion të jashtëzakonshëm jo vetëm nga bashkëjetuesit brenda shtëpisë, por edhe nga figurat kryesore të spektaklit.

Përplasjet e tij kanë qenë të shpeshta me moderatorin Ledion Liço, por padiskutim betejat më të ashpra dhe më të vazhdueshme nga jashtë kanë ardhur nga opinionisti Arbër Hajdari.

Ky i fundit e ka vendosur Mirin në qendër të kritikave, duke e sulmuar për çdo situatë, nga më e vogla deri te më e madhja, dhe duke mos u kursyer aspak ndaj tij gjatë netëve të spektaklit.

E gjithë kjo situatë dhe kjo valë e madhe sulmesh duket se kanë “detyruar” Jul Dedën të bëjë një reagim të fortë publik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në InstaStory, aktori ka ndarë qëndrimin e tij të prerë rreth asaj që po ndodh me këtë lojtar, një deklaratë kjo që me siguri nuk ka për t’i pëlqyer aspak Arbër Hajdarit.

“Përfundimisht, Miri është banori më i sulmuar në historinë e Big Brother-ave, brenda dhe jashtë shtëpisë“, tha aktori në InstaStory.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*