Lamine Yamal i bën follow Bleros? Postimi i këngëtarit që po bën “lëmsh” rrjetin

Këngëtari i njohur, Blero, ka shkaktuar zhurmë me postimin e tij të fundit në “Instastory”, ku shfaqi një njoftim që ka habitur ndjekësit e tij.

Në foton e publikuar, dukej se talenti i jashtëzakonshëm i ekipit spanjoll të Barcelonës, Lamine Yamal, kishte filluar ta ndiqte këngëtarin në rrjetet sociale.

Megjithatë, Blero në postim ka treguar se gjithçka ishte në kuadrin e shakasë. Ai e shoqëroi foton me mbishkrimin:

“Për pak..”, shoqëruar me një emoji duke qeshur, duke lënë të kuptohet se njoftimi nuk ishte real.

Duhet theksuar se llogaria që ka bërë “follow” nuk është profili zyrtar i yllit të Barcelonës, por bëhet fjalë për një llogari fansash që përdor emrin e futbollistit.

Edhe pse ishte thjesht një lojë e këngëtarit, postimi arriti të kthehej në lajm viral, duke dëshmuar edhe një herë se Blero di si ta mbajë vëmendjen e publikut. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*