“Miss Grand Kosovo martohet”, Brikena bëhet virale me dasmën në BBVIP

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka qenë e mbushur me emocione dhe momente të paharrueshme, teksa Brikena dhe Mateo ‘kurorëzuan’ dashurinë e tyre me martesë. Ceremonia e tyre e veçantë brenda mureve të shtëpisë ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut, duke u kthyer në kryefjalën absolute të rrjeteve sociale gjatë orëve të fundit.

Por ajo që nisi si një festë dhe një moment i bukur brenda një reality show në Shqipëri, mori përmasa ndërkombëtare sa hap e mbyll sytë. Videot e Brikenës e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë kanë pushtuar platformën TikTok, duke u bërë virale deri në Tajlandë dhe shtete të tjera aziatike. Faqe dhe krijues të shumtë të huaj kanë shpërndarë pamjet e saj duke reaguar me entuziazëm dhe duke e uruar çiftin me mbishkrime në gjuhë të huaja.

Jehonës së këtij momenti të magjishëm nuk i kanë shpëtuar as personazhet e njohur ndërkombëtarë. Në postimin e përbashkët që lajmëronte ngjarjen në llogarinë e dyshes në Instagram, ka rënë menjëherë në sy një detaj i veçantë. Mes mijëra pëlqimeve (likes) gjendet edhe ai i modeles së njohur meksikane, Valentina Cruzs.

Ky popullaritet i jashtëzakonshëm jashtë kufijve, veçanërisht në vendet ku kompeticionet e bukurisë kanë një rëndësi të madhe, vjen edhe si rezultat i karrierës së suksesshme të Brikenës. Vitin që lamë pas, ajo përfaqësoi me krenari Kosovën në kompeticionin e rëndësishëm ndërkombëtar të bukurisë. Fansat e huaj dhe faqet e ndryshme të modelingut nuk e kanë harruar atë, duke e etiketuar me krenari në postimet e tyre virale si “Miss Grand Kosovo” po martohet.

@thili00697 သူ့ရဲ့ဘဝဇာတ်ကြောင်းလေးကြောင့်မနှစ်က သနားခဲ့ရသေးတယ် အခုလိုကြားရတော့သူ့အစားဝမ်းသာတယ်🤍#foryou #fyp #on4t #missgrandkosovo ♬ original sound – MarKim Cambodia Fanclub – markimfanexpire

@miss_thegirl @itsbriki Congratulations ลูกสาวกัน💐💍💗 #missgrandkosovo2025 #itsbriki #missgrandinternational #missgrandkosovo #อย่าปิดการมองเห็น ♬ go follow me – suneysounds ♬

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*