Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ së shpejti baba, zbulon gjininë e bebit

Damiano Agalliu, i njohur për publikun nga pjesëmarrja në edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”, do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë ai përmes llogarisë në Instagram, ku zbuloi gjithashtu edhe gjininë e bebes që po presin.

Nëpërmjet një seti fotografik mjaft të ngrohtë, ku shfaqet krah partneres dhe me djalin e tyre të parë mbi supe, Damiano ka konfirmuar se familja po zgjerohet me një vajzë.

Për të dhënë lajmin, ish-banori zgjodhi një mbishkrim shumë të veçantë duke shkruar: “Detyra e vëllait të madh po vjen… është vajzë.”

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke u mbushur me urime dhe komente pozitive për këtë kapitull të ri të jetës së tij.

Pas daljes nga reality show, Damiano ka treguar herë pas here momente nga jeta e tij e qëndrueshme familjare, e cila tashmë po përgatitet të presë anëtaren më të re.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*