Surprizëë/ Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit

Një lajm mjaft i ëmbël ka gëzuar sot ndjekësit e këngëtares së njohur Albina Kelmendi.

Artistja ka konfirmuar zyrtarisht se ajo dhe partneri i saj, Valon Vataj, do të bëhen prindër për herë të parë, duke hapur kështu një kapitull të ri dhe mjaft emocionues në jetën e tyre private.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Albina përmes një postimi mjaft ndjerë në rrjetet sociale, ku shfaqet tejet e lumtur krah Valonit. Përbri fotos që dëshmon rrezatimin e tyre, këngëtarja ka shkruar fjalët që vërtetojnë lumturinë e tyre të madhe: “Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë ma të lumtura!”.

Mirëpo, përtej deklaratës së bukur, vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë e ka rrëmbyer një detaj i vogël por mjaft domethënës në fund të mbishkrimit.

Albina ka përdorur një zemër me ngjyrë blu, gjë që ka ndezur menjëherë spekulimet se çifti mund të jetë në pritje të një djali.

Megjithëse asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht sa i përket gjinisë, urimet e shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit kanë vërshuar në profilin e këngëtares, duke i dëshiruar asaj një shtatzëni të mbarë dhe shumë lumturi në këtë rrugëtim të ri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*