Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, Leo Gashi, ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e tij besnikë.
Përmes një videoje të publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok, ai ka gjetur kohën për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve më pikante dhe që i interesojnë më së shumti ndjekësve të tij.
Ndër pyetjet e shumta, ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave ishte kurioziteti mbi statusin e tij aktual romantik. Kur u pyet drejtpërdrejtë “A je në lidhje?”, Leo zgjodhi të mos jepte një përgjigje të prerë. Ai u përgjigj shkurt me fjalën “nashti” , duke lënë vend për shumë dyshime dhe duke bërë kështu lëmsh rrjetin me reagimin e tij.
Kjo përgjigje evazive tregon një qasje të re të tij ndaj syrit të publikut. Siç duket, pas ndarjes nga Lela, Leo është bërë më i rezervuar dhe nuk ka ndërmend të zbulojë detaje konkrete se çfarë po ndodh realisht me jetën e tij private në këto momente.

Leave a Reply