Moza Ahmeti, senzacioni i rrjetit: Tre momentet më virale të 24 orëve të fundit

Hyrja e saj në format pritej të ishte e veçantë, por askush nuk mendonte se vetëm 24 orët e para do të mjaftonin që ajo të kthehej në kryefjalën e rrjeteve sociale. Shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti i është bashkuar edicionit të tretë të “Ferma VIP” dhe ka gjeneruar një viralitet masiv qysh në start. Ashtu siç ndodh rëndom në daljet e saj publike apo intervistat televizive, ku natyra e saj e drejtpërdrejtë krijon gjithnjë lajm, as këtë herë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Por cilat janë tre momentet më virale në rrjet:

1. Kur u kuptua që deri të hënën do të jenë pa mish, me një dietë ushqimore vegane, ajo pyeti me qetësi maksimale në mes të ‘prime-t’ nëse të paktën mund të thernin patën e fermës për ta ngrënë.

2. Situatat komike vazhduan pasi lodhja bëri të veten dhe shkrimtarja vendosi të injorojë plotësisht kamerat, duke u shtrirë për të fjetur pa e vrarë mendjen, ndërkohë që spektakli ishte ende në transmetim.

3. Për ta mbyllur natën me po të njëjtin ritëm, pas përfundimit të spektaklit u kuptua se ajo nuk ia dinte emrin as Arbana Osmanit.

Edhe gjatë ditës së sotme, batutat dhe sjelljet e saj të shkujdesura brenda ambienteve të fermës kanë vazhduar të prodhojnë momente virale pafund për ndjekësit online, duke e kthyer Mimozën në një nga personazhet më të komentuara të momentit. /Prive By Liberta Spahiu/

@mozathequeen 🪿🫘😋 #fermavip #mimozaahmeti #mozathequeen #fyppppppppppppppppppppppp #viral ♬ 「睡眠用BGM」夢の中で星空散歩音 – Sleeping Forest – Healing BGM

@fermavip.vizionplus

Mimoza Ahmeti shtrihet për të fjetur: Kur mbaron spektakli?

♬ original sound – fermavip.al

@mozathequeen #fermavip #mimozaahmeti #mozathequeen #fyppppppppppppppppppppppp #viral ♬ original sound – mozathequeen

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*