Mbrëmjen e djeshme startoi edicioni i tretë i reality show-t “Ferma VIP”, duke prezantuar para publikut kastin e ri të personazheve që do të sfidojnë veten në këtë format.
Megjithatë, duket se jo të gjithë kanë mbetur të impresionuar nga përzgjedhja e produksionit, dhe reagimet thumbuese në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë.
Një nga reagimet që ka tërhequr më shumë vëmendje ditën e sotme ka ardhur pikërisht nga ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka lëshuar një ironi të drejtpërdrejtë ndaj konkurrentëve të sapofutur në fermë, duke vënë në diskutim statusin e tyre si personazhe publikë dhe të njohur për masën.
Duke ndarë një foto të shkëputur gjatë transmetimit të spektaklit, ai ka shkruar: “Fermën po e shikoj. Vipat ku janë?!”.

Kujtojmë se gjatë “Prime-t” të parë u prezantuan plot 24 konkurrentë nga fusha të ndryshme, por duket se për një pjesë të ndjekësve, etiketa “VIP” nuk i përgjigjet plotësisht emrave të përzgjedhur për këtë sezon.

Leave a Reply