Zbulohet se marrëveshja u prish në moment të fundit/ Ky personazh i njohur do të ishte në Ferma VIP

Edicioni i tretë i Ferma VIP ka nisur zyrtarisht, duke shënuar edhe rikthimin në ekran të moderatores Arbana Osmani.

Megjithatë, një nga emrat më të përfolur para startit të spektaklit, reperi Fero, nuk u bë pjesë e garës, pavarësisht pritshmërive të mëdha.

Sipas burimeve të Prive, ai kishte zhvilluar bisedime konkrete për t’iu bashkuar formatit, madje ishte konsideruar si një nga hyrjet e sigurta. Por në momentet e fundit, marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të mosdakordimit në aspektin financiar.

Ndërkohë, spektakli ka nisur me një kast të njohur personazhesh, ku pjesë e aventurës janë emra si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Malbora Gurra, Romir Zalla, Akil Varfi, Mimoza Ahmeti, Sara Karaj, Blerina Bajko, Fabiola Elezaj dhe Indri Shiroka.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*