Don Xhoni ‘fluturon’ vetë i dyti, kush është vajza që po e shoqëron

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale me një postim të fundit.

Përmes një fotografie të ndarë në llogarinë e tij në Instagram, ai ka treguar se po udhëton me një aeroplan privat, por detaji që ka rënë në sy është se ai nuk është vetëm.

Në imazhin e publikuar, reperi shihet i ulur pranë dritares, ndërsa shoqërohet nga një vajzë bjonde, e cila shfaqet duke i prekur qafën. Pavarësisht afërsisë, Don Xhoni ka zgjedhur të mos e zbulojë fytyrën apo identitetin e partneres së tij të udhëtimit, duke ruajtur kështu privatësinë e saj.

Për ndjekësit e tij, kjo nuk është një lëvizje e re. Nuk janë të rralla postimet ku reperi shfaqet krah vajzave, por ai preferon që këto raporte t’i mbajë gjithmonë hermetike.

Duke mos zbuluar më shumë detaje, ai lënë gjithmonë ndjekësit në pikëpyetje rreth jetës së tij sentimentale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*