Pas eliminimit nga BBVA, Gimbo takohet me një person të afërt të Selinës

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Gimbo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut me lëvizjet e tij të para jashtë shtëpisë.

Natën e mbrëmshme, gjatë televotimit mes tij dhe Brikenës, ishte pikërisht Gimbo ai që u eliminua nga gara.

Menjëherë pas përfundimit të eksperiencës në këtë format, ai është takuar me ish-banorën Greta, e cila është kunata e Selinës, vajza me të cilën Gimbo krijoi një lidhje dashurie gjatë qëndrimit në shtëpi.

Deri më tani, Gimbo nuk ka bërë ndonjë postim për t’u lajmëruar publikisht, por një gjë mbetet e sigurt: të gjithë janë me sy e vesh nga ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*