Eliminimi i Dj Gimbo nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5” la pas shumë emocione, si në studio ashtu edhe tek banorët që mbetën brenda.
Pas momenteve të para të mbërritjes në studio dhe bisedave për rrugëtimin e tij, nuk mund të mungonte as pyetja “klasike” e fundit nga opinionistët.
Ka qenë Arbër Hajdari ai që e ka pyetur drejtpërdrejt ish-banorin se kush mendon se duhet ta fitojë këtë edicion.
Pa asnjë hezitim, Gimbo ka zbuluar emrin e banores që i ka rrëmbyer zemrën dhe që, sipas tij, e meriton plotësisht fitoren. Me vëmendjen tek ekrani ku po transmetoheshin pamjet e banorëve të përlotur nga largimi i tij, ai zgjodhi të mbështeste fort Selinën.
“Kush e fiton Big-un? Unë dua që ajo që po qan tash me fitu Big-un. Çika jeme, Selin. Unë mendoj që Big Brother VIP Albania 5 e meriton Selin,” – ishte përgjigja e prerë dhe plot emocion e ish-konkurrentit në mes të studios.

Leave a Reply