Luiz Ejlli tallet me gafat e banorëve të BBVA 5, videoja virale

Testi i kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania 5” dhe gafat epike të banorëve kanë pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme.

Kësaj vale masive humori nuk mund t’i shpëtonte as fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli, i cili njihet për ironinë e tij.

Përmes një videoje komike të publikuar në Instastory, Luizi ka zgjedhur të “tallet” me nivelin e përgjigjeve të banorëve në mënyrën e tij.

Në rolin e “Vëllait të Madh” që zhvillon testin ishte bashkëshortja e tij, Kiara Tito, ndërsa Luizi u sigurua të jepte përgjigjet më ironike të mundshme.

Ja si rrodhi “testi i inteligjencës” në shtëpinë e dyshes:

Kiara: A je gati për një pyetësor?
Luizi: Po.
Kiara: Çfarë mbaroi në vitin 1991?
Luizi: 1990-ta.
Kiara: Albani ka 36 çokollata, ai ha 29, çfarë ka ai tani?
Luizi: Diabet.
Kiara: Ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë?
Luizi: Në fund të faqes.
Kiara: Cila është arsyeja e një divorci?
Luizi: Martesa.
Kiara: Çfarë nuk mund të hamë për mëngjes?
Luizi: Drekë ose darkë.
Kiara: Çfarë të duket si gjysmë molle?
Luizi: Gjysma tjetër.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar si një thumbim me sportivitet pas situatave të krijuara së fundmi në reality show.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*