Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, po e shijon në maksimum lirinë pas rrugëtimit të tij të gjatë televiziv. Dhe si për ta festuar rikthimin në normalitet, ai ka zgjedhur të kalojë një natë plot atmsoferë jashtë kufijve, saktësisht në Zvicër. Sigurisht, kur bëhet fjalë për daljet e tij, nuk mungojnë as dinamikat interesante që tërheqin menjëherë vëmendjen e publikut.
Në një video të siguruar nga Prive By Liberta Spahiu, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Kosovë shihet duke festuar në shoqërinë e një tjetër ish-konkurrenti, Labinot Rexhës.
Atmosfera duket tepër e mirë nën ritmin e muzikës, por ajo që ka marrë fokusin kryesor është një veprim i Ludos. Gjatë performancës, ai bëhet protagonist teksa dëgjohet që i bën një ‘bakshish’ të majmë prej plot 10 mijë frangash zvicerane Labit.
Vetë Labinoti, me doza humori, dëgjohet të shprehet në videon e siguruar: ‘Të rritet ndera Ludo Lee. Të gjitha ato që i ka fitu në Big Brother po m’i bën bakshish’.
Ndonëse në raste të tilla të jetës së natës mbetet disi një mister dhe nuk dihet me siguri absolute nëse shuma e lëshuar si bakshish nga Ludo kapi vërtet këtë vlerë apo ishte thjesht një batutë e momentit mes djemve, një gjë është më se e qartë. Raporti mes tyre vazhdon të jetë mjaft i mirë edhe jashtë mureve të shtëpisë, duke ruajtur kështu miqësinë e krijuar gjatë muajve të izolimit. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply