Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukaj, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj.
Së fundmi, ajo ka zbuluar destinacionin e radhës përmes disa postimeve në Instagram.
Alba ka udhëtuar drejt Parisit, ku po qëndron në shoqërinë e një mikeshe të saj.
Udhëtimi i saj vjen në një periudhë kur disa vende janë përfshirë nga protesta të studentëve dhe të rinjve, ndërsa në disa prej tyre janë raportuar edhe dëmtime të lokaleve dhe objekteve të ndryshme.
Megjithatë, nga postimet e publikuara, Alba duket se po e shijon qëndrimin në qytetin e dashurisë, pavarësisht tensioneve dhe situatës së krijuar në vend.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse ky udhëtim është thjesht për kënaqësi apo nëse fshihet ndonjë projekt apo bashkëpunim i ri profesional. /Prive By LS




Leave a Reply