Dalin pamjet! Momenti kur Mateo i drejtohet Tanit: “Ishalla ta poshtëron një njeri jashtë gruan tënde…”

Pas deklaratës shokuese të Tanit, i cili u shfaq para banorëve i tmerruar dhe duke u dridhur pasi pretendoi se Mateo i kishte ofenduar gruan, e vërteta duket se është pak më e komplikuar dhe e rëndë për të dyja palët.

Në rrjet sapo janë publikuar pamjet e plota të debatit të ndodhur gjatë ditës së sotme, duke zbardhur saktësisht se si nisi kjo përplasje e frikshme verbale.

Nga videoja kuptohet qartë se nuk ishte një sulm i paprovokuar i Mateos, por një kundërpërgjigje pasi “vija e kuqe” u shkel fillimisht nga vetë Tani.

Në momentin e tensionit, dëgjohet Tani teksa i drejtohet i pari Mateos me fjalët: “Atë që ta ka thënë Artan Kola duke të poshtëruar në surrat ty dhe atë që do marrësh për grua nesër…”

Pikërisht ky provokim dhe mburrja e Tanit për poshtërimin e “gruas së Mateos” ka bërë që ky i fundit të humbasë toruan dhe t’ia kthejë me të njëjtën monedhë, duke goditur aty ku dhemb më shumë.

“Domethënë ti quan atë si gruan time? Dhe ti po mburresh se më ke poshtëruar mua gruan? Ishalla ta poshtëron ai njeri atë gruan tënde Artan atje jashtë, qëllon ndonjë njeri si puna jote”, ia kthen Mateo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*