Miri “plas bombën”: “Brikenën e bëri lider produksioni”/ Zbulon prapaskenat me Luizin: Na thanë bëjeni dhe

Një seri deklaratash të forta nga Miri kanë trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hedhur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e lojës dhe ndërhyrjet e produksionit.

Në një bisedë me Juelën, Miri ka akuzuar hapur se zgjedhja e liderit të shtëpisë ishte e paracaktuar.

“E di ti si është bërë Brikena lider? Është bërë nga produksioni! Se s’i kishte votat,” – është shprehur ai.

Juela e ka mbështetur këtë pretendim, duke sjellë në vëmendje një precedent të pazakontë: “Erdh produksioni këtu tu pastru shtëpinë. Pse ma mend erdh produksioni pastru shtëpinë me Brikenën? Hera e parë! Hera e parë si ndodhte.”

Siç ndodh rëndom kur banorët prekin tema të “ndaluara”, biseda është ndërprerë nga zëri zyrtar: “Kujdes mikrofonin”.

Por revolta e Mirit nuk është ndalur me kaq. Në një diskutim tjetër me banorët, ai ka zbuluar prapaskena lidhur me një situatë ku ishte përfshirë edhe fituesi i BBV2, Luiz Ejlli.

“Ne na thanë bëni këtë gjë: erdhi Luizi na tha bëni këtë gjë. Na tha produksioni bëni këtë gjë, e bëmë ne këtë gjë, prap na hodhën poshtë, prap na ikën 3 veta, se ndejtën me ne, jo mo lal!” – ka deklaruar Miri, duke lënë të kuptohet se ndjekja e skenarit të sugjeruar i ka penalizuar rëndë në lojë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*