Klodi ‘zhduket’ në ditëlindjen e partneres, ku mbeti ish-finalisti?

Alice Maselli, e dashura e ish-finalistit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodit, feston sot ditëlindjen e saj.

Megjithatë, ajo që ka rënë menjëherë në sytë e ndjekësve besnikë të çiftit është mungesa e një urimi publik nga ana e Klodit në këtë ditë kaq të veçantë për të.

Përmes postimeve të fundit në rrjetet sociale, Alice ka treguar se ka udhëtuar nga Kosova drejt Italisë për të festuar, por siç duket, Klodi nuk është i pranishëm në këtë udhëtim. Deri më tani, nuk ka asnjë lëvizje apo postim nga ana e tij që të dëshmojë se ai ndodhet pranë saj për këtë përvjetor.

Kujtojmë se Alice udhëtoi drejt Kosovës për ta përkrahur nga afër Klodin, të premten, në natën finale.

Kjo heshtje në rrjetet sociale pikërisht në ditën e saj të lindjes ka ngritur shumë pikëpyetje te fansat, se ku është Klodi në ditëlindjen e partneres së tij.

Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një vendim për ta mbajtur urimin privat, apo nëse dinamikat mes çiftit kanë ndryshuar pas përfundimit të formatit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*