“Mateo pëlqen Selin!”, Monika Kryemadhi plas bombën

Gjatë një prononcimi për Top Albania Radio, opinionistja e këtij edicioni të BBV, Monika Kryemadhi, ka dhënë disa komente që pritet të shkaktojnë debate të mëdha.

E pyetur për dinamikat e fundit dhe konkretisht për çiftin më të diskutuar, Mateo dhe Brikena, Monika ka befasuar me përgjigjen e saj.

Ndonëse sytë e publikut janë te Brikena, Monika beson se zemra e Mateos rreh diku tjetër.

“Unë mendoj që Mateo pëlqen Selin,” ka deklaruar ajo prerë.

Më tej, ajo ka shtuar se ky pëlqim mund të jetë i dyanshëm dhe ka jetëgjatësi edhe pas përfundimit të formatit:

“Mendoj që edhe Selin mund të ketë një ‘feeling’ dhe pëlqyeshmëria e saj me Mateon ndoshta mund të vazhdojë edhe pas Big-ut.”

Sipas Monikës, Selin ndodhet në një udhëkryq emocional brenda shtëpisë, ku raportet e saj me djemtë kanë ndryshuar drastikisht.

Pas 60 ditësh bashkëpunimi dhe loje të përbashkët, raporti i tyre është krisur aq fort sa Selin tani ndjen një lloj urrejtjeje ndaj tij.

Sa i përket raportit me Gimbon, Monika e sheh si një nevojë njerëzore për mbijetesë:

“Aty brenda ke nevojë të kesh një shok për të shkarkuar energjinë negative dhe për të marrë pozitivitet, por asgjë më shumë.”

Ky qëndrim i opinionistes hedh hije dyshimi mbi vërtetësinë e çiftit Mateo-Brikena dhe e kthen vëmendjen te Selin si protagonistja kryesore e telenovelës së re në BBV.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*