Finalistët dhe një pjesë e mirë e banorëve të Big Brother VIP Kosova 4 rikthehen sërish aty ku nisi gjithçka. Të hënën dhe të premten në mbrëmje në orën 21:00, shtëpia e famshme do të hapë dyert për dy episode speciale të “Post Big Brother”, ku pritet të vihen pikat mbi “i” për të gjitha ngjarjet dhe debatet e mbetura pezull.
Nga promoja paralajmëruese, vëmendjen e ka marrë menjëherë raporti i shumëpërfolur mes Klodit dhe Elijonës.
Pas javësh të tëra me aludime brenda lojës, Klodi dëgjohet të pranojë situatën duke thënë: “Normal që mua më ka pëlqyer Elijona”.
Ky rrëfim është pasuar shpejt nga reagimi i Elijonës në insert, e cila duke qeshur shprehet: “U çlirova, më në fund e tha”. Përtej kësaj dinamike mes të dyve, një tjetër moment që pritet me kuriozitet nga publiku është edhe sqarimi i Klodit për jetën e tij personale.
Ai pritet të flasë hapur për raportin me të dashurën e tij, Alice, e cila pavarësisht situatave të krijuara brenda shtëpisë, udhëtoi drejt Prishtinës për ta pritur pikërisht në natën e finales së madhe. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply