Situatat dhe debatet që ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania shpeshherë gjejnë një jehonë edhe jashtë saj, duke përfshirë në diskutime edhe familjarët e banorëve. Pas Prime-it të djeshëm, ku pamë disa përballje mes Mirit dhe Mateos, duket se tensioni i lojës është zhvendosur për pak momente edhe në rrjetet sociale.
Gjithçka ka nisur nga një koment i bashkëshortes së Mirit, e cila në llogarinë e saj i është drejtuar drejtpërdrejt mbështetësve të Mateos. Ajo është shprehur se fansat do ta kuptojnë shumë shpejt që ai nuk ka për ta fituar këtë format, duke theksuar se kjo gjë duhej të ishte kuptuar që nga ngjarjet e transmetuara gjatë spektaklit.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi nga Kejsi Borri, motra e Mateos. Ajo i ka kthyer përgjigje publike, duke u shprehur se përtej faktit nëse ai e fiton ose jo çmimin e madh, e rëndësishme është që ka fituar zemrat dhe respektin e publikut. Kejsi gjithashtu i shtoi përgjigjes së saj edhe frazën “ndryshe nga disa”, një detaj që u vu re menjëherë nga ndjekësit e shumtë.
Pasi komenti fillestar u fshi nga faqja, motra e Mateos vendosi ta publikojë të gjithë shkëmbimin e replikave përmes një “screenshot-i” në Instastory. Ajo theksoi se po e bën këtë postim pikërisht sepse komenti u fshi dhe se ajo vetë preferon të jetë transparente me publikun. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply