Pas fitores, kjo gjë i ndodh Londrimit në Instagram

Screenshot

Mbrëmja e djeshme shënoi përfundimin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, ku pas një rrugëtimi të gjatë plot emocione dhe sfida, Londrim Mekaj u shpall zyrtarisht fituesi i madh i këtij sezoni.

Por, jehona e fitores së tij nuk mbeti vetëm brenda studios televizive. Reagimi i publikut u reflektua menjëherë në rrjetet e tij sociale, duke dëshmuar popullaritetin e tij të padiskutueshëm.

Që pas momentit të triumfit mbrëmë, llogaria e tij zyrtare në Instagram ka përjetuar një “boom” të vërtetë. Vetëm brenda 8 orëve të para pas fitores, profilit të Londrimit i janë shtuar plot 12 mijë ndjekës të rinj (duke arritur shifrën e 140 mijë ndjekësve në total).

Ky fluks masiv dhe i menjëhershëm dëshmon më së miri dashurinë e madhe të fansave dhe mbështetjen e gjerë të publikut, të cilët e kanë ndjekur dhe vlerësuar maksimalisht rrugëtimin e tij si banor deri në fitimin e çmimit të madh. /Prive By Liberta Spahiu

Screenshot
Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*