‘Turp, ajo s’ka ndjenja për ty,’ vjen reagimi i ashpër i familje së Selin për Mirin

Screenshot

Aludimet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania kanë marrë një përmasë tjetër, duke detyruar familjen e Selinit të reagojë ashpër përmes faqes së saj zyrtare në Instagram.

Shkak është bërë një video ku Miri dëgjohet të flasë me bindje se Selin nuk është e lumtur në marrëdhënien e saj me Gimbon, duke lënë të kuptohet se ajo ka pasur ndjenja për të. Ky narrativë është mbështetur edhe nga Juela, e cila ka aprovuar mendimin se nga ana e Selin ka një pëlqim.

Në postimin e bërë në profilin e Selinit, familjarët e kanë cilësuar këtë situatë si një “turp të madh”. Ata theksojnë se është e papranueshme që një burrë i martuar në moshën 47-vjeçare të përpiqet të krijojë një histori të paqenë me një vajzë 23-vjeçare, vetëm sepse kjo e fundit ka vendosur të mbajë distancë.

Sipas tyre, nga ana e Selinit nuk ka pasur kurrë asnjë ndjenjë, por vetëm një raport loje dhe korrektësi njerëzore.

Reagimi sqaron më tej se Selin nuk ka dhënë kurrë sinjale të dykuptimta apo flirtimi, pavarësisht se afërsia e tyre brenda shtëpisë u komentua gjerësisht si diçka më shumë se miqësi. Familja shprehet se deri më tani kanë heshtur sepse Selin ka ditur ta mbrojë veten me dinjitet, por deklaratat e fundit të Mirit i kanë cilësuar si një përpjekje të ulët për të goditur figurën e një vajze të re, thjesht për të ushqyer egon e tij mashkullore.

Në mbyllje të reagimit, familja e konkurrentes i drejtohet publikut duke thënë se “Publiku e sheh dhe e kupton”, duke i vënë pikën këtij diskutimi që ka trazuar ujërat si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Ky reagim vjen si një mbrojtje e hapur ndaj Selinit, duke prerë çdo rrugë për spekulime të mëtejshme rreth jetës së saj private dhe ndjenjave të saj jashtë formatit. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*