Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” po kalon në një tjetër nivel, dhe këtë herë sinjalet më të forta vijnë nga jashtë.
Arusha prej pelushi të cilën ia bëri dhuratë Mateo, dhe Brikena e pagëzoi me emrin “Boli”, ka shërbyer si shkak për një ndërveprim publik që askush nuk e priste mes dy familjeve.
Gjithçka nisi në llogarinë zyrtare të Mateos në Instagram, ku familja e Brikenës (e cila menaxhon faqen e saj) la fillimisht një koment me emoji zemër.
Bëhet fjalë në postimin në llogarinë e Mateos me Bolin, pasi Juela ia hodhi dy herë në pishinën arushën.
Por, ajo që ka “ndezur” rrjetin është vazhdimi i bisedës.
Në një përgjigje të drejtpërdrejtë, llogaria e Brikenës ka shkruar: “Lum Boli për hallën”, një referencë e qartë kjo për motrën e Mateos, Kejsin, e cila komentoi në postim duke thënë: “Mraft pika e hallës për ty”.
Ky koment nuk është thjesht një reagim dashamirës, por një konfirmim i hapur dhe shumë miqësor i familjes së Brikenës ndaj kësaj njohjeje.
Duke iu drejtuar motrës së Mateos me termin “hallë” (në emër të arushit Boli), familjarët kanë treguar se jo vetëm që po e ndjekin me simpati raportin e tyre, por kanë krijuar tashmë një urë komunikimi me familjen e Mateos. /Prive By Liberta Spahiu




Leave a Reply