Sherri mes Gretës, Rogertit dhe Joelës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë tema e ditës së sotme.
Ishte Greta ajo që si fillim akuzoi Rogertin se është një “manjak”, duke shpërthyer më pas në ofendime ndaj Juelës dhe një pështymë në fytyrë.
Përpos kësaj, Greta hodhi dhe një akuzë të rëndë, duke pretenduar se Rogerti e ka prekur në të pasme. Por si qëndron e vërteta?
Në rrjet po qarkullojnë pamjet e plota të përplasjes së tre banorëve. Në këto pamje, shihet Greta e cila kishte marrë shishen me ujë të Juelës dhe e kishte fshehur pas vetes.
Juela, e cila u përball me kundërshtimin e ashpër të Gretës për t’ia kthyer shishen me ujë, kërkoi ndihmën e Rogertit. Ky i fundit, pa hezituar ndërhyri duke ia marrë shishen Gretës për t’ia dhënë Juelës— moment që më pas solli edhe përplasjen e ashpër.
Por, a konsiderohet kjo një prekje fizike nga ana e Rogertit? Mbetet për t’u parë se si do të komentohet situata në Prime-n e së shtunës.
https://rumble.com/shorts/v769v1g


Leave a Reply