Ish-banorja e “Big Brother VIP 5” zbulon çfarë i ka thënë mamaja e Keijsit në telefon

Ditën e djeshme ishin të ftuara në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Ina Aderi dhe motra e Keijsi Hysenit, Sara.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5” tregoi gjatë kësaj interviste se çfarë raporti ka me kunatën dhe familjen e partnerit të saj.

Ina u shpreh se prindërit e Keijsit i ka takuar te lokali i tyre, por para se ata të bëheshin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Më pas ajo shtoi se me mamin e ish-banorit ka folur në telefon dhe i ka thënë ‘mbaje kokën lart dhe shijoni dashurinë’.

Ajo vijoi duke thënë se edhe Keijsi e ka takuar mamin e saj pasi ka dalë nga “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Ti për veten tënde aq sa e njeh, nga çfarë duhet të përgatitet familja Hyseni?

Sara: Ke ndonjë gjë të fshehur që se dimë ne?

Bieta: Ça ke ndonjë naze?

Ina: Aq ditë që qëndrova atje brenda, që ishte gati një muaj e gjysmë, e kam treguar veten time se si jam. Më vjen të qaj, dua gjumë. Keijsi që më thoshte ‘po mirë se do flesh’, e unë ‘më vjen për të qarë se më ka kapur ankthi’. Kam edhe unë ato nazet dhe tekat e mia, po Keisji më mbështet edhe tek ato me shumë finesë.

Bieta: Je takuar me prindërit?

Ina: Kam rastisur me prindërit e Keisjit, e kam thënë edhe në Big Brother, te lokali. Me mamin e Keijsit kam folur në telefon kur kemi qenë në makinë bashkë.

Bieta: Çfarë të tha?

Ina: Fjalë shumë të mira. Mbaje kokën lart dhe shijoni dashurinë

Bieta: Po Keijsi me mamin tënd? Flasim pas daljes gjithmonë

Ina: Po

Bieta: Mami çfarë thotë?

Ina: Mami im është si Sara, në rast se ti ndihesh mirë dhe e do atë djalë, bujrum dera është e hapur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*