Pas largimit të Benita Zenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” këtë të premte, nëpër rrjete sociale dhe portale të ndryshme nisën të qarkullonin me shpejtësi disa deklarata të rreme. Në këto postime pretendohej se Benita kishte bërë zbulime të forta rreth produksionit apo se kishte zbuluar emrin e fituesit të këtij edicioni.
Për t’u dhënë fund këtyre spekulimeve dhe dezinformatave, ka ndërhyrë skuadra menaxhuese e saj, duke bërë një reagim zyrtar të cilin vetë Benita e ka rishpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.
Në komunikatën e tyre, menaxhmenti thekson se këto postime janë krijuar ekskluzivisht për të manipuluar publikun dhe për të mbledhur klikime.
“Së fundmi po qarkullojnë disa lajme me qëllim rritjen e audiencës dhe klikimeve. Dëshirojmë të sqarojmë se këto lajme janë të pavërteta (Fake) dhe nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga ana jonë lidhur me këto pretendime,” – thuhet në reagimin e tyre.
Gjithashtu, stafi i ish-banores sqaroi se ata janë në një proces pritjeje dhe respektimi të rregullave të formatit. “Aktualisht, ne jemi ende në pritje të rezultateve/votave nga formati ku Benita ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova,” – shtojnë ata, duke i bërë thirrje publikut dhe ndjekësve që t’u besojnë vetëm njoftimeve që vijnë nga faqet e tyre zyrtare.



Leave a Reply