Familjarët e Selin bëjnë deklaratën bombë: “Rogerti na ka marrë lekë borxh”

Kur Rogerti bëri hyrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ai u shpreh se një nga arsyet ishte t’i “hapte sytë” Selinës për ta shkëputur nga Miri, pasi kjo po e dëmtonte në lojë.

Ai e justifikoi këtë përkujdesje me faktin se bashkëshortja e tij ishte mikeshë me tezen e Selinës, duke marrë kështu profilin e një njeriu që donte ta ndihmonte.

Por, duket se fasada ka rënë dhe e vërteta jashtë shtëpisë është krejtësisht ndryshe!

Vetë tezja e Selinës ka reaguar ashpër përmes një mesazhi të gjatë e sqarues (i cili u publikua edhe në emisionin “Fan Club”), duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e banorit.

Në reagimin e saj, ajo thekson se i vetmi veprim që ka bërë Rogerti brenda shtëpisë ka qenë dëmtimi dhe denigrimi i figurës së mbesës së saj.

Ajo i kujton publikut akuzat dhe insinuatat e rënda e të papranueshme që ai ka ngritur kundër një vajze 23-vjeçare, duke përmendur fjalë si “Dubai”, “sugar daddy” dhe “rroba 10 mijë euro”.

Megjithatë, pjesa më shokuese e reagimit lidhet me një deklaratë shumë të ulët që Rogerti kishte bërë nëpër cepat e shtëpisë, ku shprehej se: “Familja ime ka mbajtur me bukë familjen e Selinit”.

Tezja e saj e ka përgënjeshtruar këtë në mënyrë drastike, duke zbuluar një të vërtetë bombastike që e kthen situatën përmbys.

Ajo thekson se kjo deklaratë është totalisht e pavërtetë, duke shtuar: “…kur në të vërtetë janë kërkuar para borxh nga familja jonë”.

Me këtë deklaratë, ajo jo vetëm që pastron imazhin e familjes së saj, por demaskon hapur Rogertin, duke kërkuar që familjet të mos përfshihen më në lojëra të tilla të ndyra.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*