Deklarata e fortë e babait të Selinës ndaj Mirit shkaktoi një “tërmet” të vërtetë gjatë spektaklit “Prime”, por duket se familjarët e banores nuk kanë ndërmend ta lënë me aq.
Të vendosur për të mbështetur qëndrimin e babait të saj, ata kanë përdorur llogarinë zyrtare të Selinës në Instagram (të cilën e menaxhojnë sa ajo është brenda) për të publikuar një video mjaft komprometuese.
Në pamjet e ndara në “Instastory”, të cilat janë shoqëruar me grafikë, rrethime dhe shigjeta të kuqe për të theksuar detajet, shihet Miri duke qëndruar në këmbë dhe duke i ngulur sytë trupit të Selinës.
Kjo e fundit shfaqet e ulur në divan, me një këmishë e cila i është hapur duke i zbuluar pjesën e sipërme të trupit.
Kjo lëvizje tregon qartë se familja është në një “luftë” të hapur për të mbrojtur imazhin e saj dhe për të demaskuar atë që ata e konsiderojnë si fytyrën e vërtetë të Mirit.


Leave a Reply