Benita pas eleminimit në gjysëm-finale: ‘Jam në gjendje të rëndë emocionale’

Screenshot

Benita Zena ka thyer heshtjen pas eliminimit nga gjysmëfinalja, duke mbyllur kështu rrugëtimin e saj vetëm një hap larg finales së madhe.

Dalja nga shtëpia më e famshme duket se nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo ka ndarë një mesazh mjaft të ndjerë me fansat: “Momentalisht jam në gjendje të rëndë emocionale, por nuk munda pa ju falënderuar secilin për mbështetjen në këtë rrugëtim dhe tani në këto momente. Zoti ju ruajtë”.

Pavarësisht ngarkesës së madhe psikologjike pas daljes nga izolimi, Benita gjeti forcën të shprehë mirënjohjen për ata që e mbështetën pa kushte.

Tani mbetet për t’u parë nëse ajo do të flasë më gjatë pasi të qetësohet. /Prive By Liberta Spahiu

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*