Ku ka humbur Alba Pollozhani pas atij largimi që ndezi debate të forta në Big Brother VIP Kosova 4? Kjo është pyetja që po dominon rrjetin orët e fundit. Nëse keni vënë re postime të reja apo “story” në profilin e saj në Instagram, duhet të dini se pas tyre nuk qëndron ajo. Llogaria e saj po menaxhohet rreptësisht nga ekipi i rrjeteve sociale, ndërsa vetë Alba ka zgjedhur një “blackout” total informativ. Që nga momenti kur ajo la shtëpinë, telefoni i saj rezulton i fikur dhe çdo përpjekje për të kontaktuar me të ka qenë e pamundur, duke krijuar paqartësi rreth vendndodhjes së saj.
Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu ka mësuar se çfarë po ndodh realisht. Alba është shëndoshë e mirë, por ka marrë masa konkrete për të ruajtur qetësinë e saj. Burimet tona konfirmojnë se ajo aktualisht nuk është në shtëpinë e saj, por është strehuar tek një familjare shumë e afërt, larg syrit të mediave dhe publikut. Për më tepër, ajo ka ndërruar menjëherë numrin e telefonit, duke prerë çdo urë komunikimi me jashtë.
Kjo distancë duket se është vazhdimësi e qëndrimit të saj parimor që e shprehu në momentin e daljes. Në të vetmen deklaratë të dhënë, ajo theksoi qartë se arsyeja e largimit ishte për të mos lejuar që sakrifica e saj personale të përdorej si strategji nga banorët e tjerë për të kapur finalen.
Me sa duket, Alba po i qëndron strikte këtij vendimi, duke refuzuar të bëhet pjesë e zhurmës mediatike tani që është jashtë. A mendoni se kjo heshtje është lëvizja e duhur në këtë moment? Na thoni në komente. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply