Iliriana sëmuret, nga spitali tregon gjendjen e saj

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, dhe këngëtarja Iliriana Sadriu, ka shqetësuar ndjekësit e saj me një postim të fundit në InstaStory.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet dora e saj duke marrë infuzion, duke lënë të kuptohet se po përballet me disa probleme shëndetësore. Përmes këtij imazhi, Iliriana ka hapur edhe një sondazh për ndjekësit e saj, duke i pyetur rreth gjendjes aktuale të virozave.

“A osht najfar reni qeky grip?”, ka qenë pyetja e saj, duke lënë të kuptohet se është prekur nga një grip sezonal që po qarkullon së fundmi.

Kujtojmë që Iliriana vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj e përditshme me bashkëshortin, Adrin. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*