Babai i Sinanit po niset për Umre, Andrra ndan fjalë zemre për vjehrrin

Momente mjaft emocionuese kanë pushtuar familjen e këngëtarit të mirënjohur Sinan Hoxha.

Babai i këngëtarit po bëhet gati për një rrugëtim të rëndësishëm shpirtëror drejt vendit të shenjtë, Mekës, dhe familja është kujdesur që kjo nisje të jetë e paharrueshme.

Përmes disa imazheve të ndara në rrjetet sociale, bashkëshortja e Sinanit, Andrra Destani, ka zbuluar atmosferën e ngrohtë familjare.

Sinani ka surprizuar babain e tij me një tortë mjaft simbolike, e dekoruar me elemente fetare si Qabja dhe tespihet, ku shkruhej: “Allahu ta pranoftë Umren”.

Andrra nuk i ka kursyer fjalët më të ndiera për vjehrrin e saj, të cilin e konsideron si prind.

“Babi i dashur (vjehrr), po nisesh drejt vendit më të shenjtë dhe zemra ime është plot krenari dhe emocione. Allahu ta lehtësoftë udhëtimin dhe ta pranoftë çdo lutje e çdo hap,” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos.

Në fund të mesazhit të saj, ajo i ka uruar rikthim të mbarë me shpirt të pastruar dhe bekime për të gjithë familjen. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*