Hyrja në “Big Brother VIP Kosova” ka rezultuar tejet e suksesshme për Londrimin, i cili po përjeton një rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.
Para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, ai kishte vetëm 15.9 mijë ndjekës, ndërsa sot shifra ka arritur në 80.6 mijë.
Kjo rritje tregon interesin dhe kureshtjen e publikut ndaj tij, si edhe ndikimin e fortë që ka formati i “BBVK” në ndërtimin e imazhit publik të banorëve.
Mbetet të shihet nëse kjo rritje, do të vazhdojë edhe pas përfundimit të spektaklit, por një gjë është e sigurt, pjesëmarrja në “BBVK” ka qenë një hap i madh për famën e tij.


Leave a Reply