Rrugëtimi i Limit në Big Brother VIP Kosova 4 është ndërprerë papritur, duke ngritur shumë pyetje te shikuesit. Menjëherë pas daljes nga shtëpia, ish-banori ka dhënë deklaratën e parë për të sqaruar situatën, duke bërë të ditur se largimi lidhet me një marrëveshje paraprake që ai kishte vendosur me produksionin ende pa nisur aventura e tij televizive brenda shtëpisë.
Limi sqaroi se gjithçka erdhi si pasojë e një telefonate specifike, një zhvillim që ai nuk e priste të ndodhte në këto momente. Ai konfirmoi se kishte lënë një porosi të qartë te stafi drejtues: nëse do të vinte ajo telefonatë për një çështje private, ai do të duhej të dilte menjëherë. Sipas tij, ky ishte kushti i vetëm që kishte vendosur ndaj produksionit për pjesëmarrjen e tij në këtë format dhe që duhej respektuar në momentin që ndodhi.
”Më duhej ta merrja se s’bën,” u shpreh Limi, duke theksuar se përballë kësaj rrethane, rrugëtimi i tij në shtëpi duhej të ndalej aty. Ai nënvizoi faktin se nuk është njeri që dorëzohet, por arsyeja e largimit ishte diçka shumë personale që nuk mund të shmangej. “Por çka të bëjmë, kjo është jeta,” përfundoi ai deklaratën e tij pak çaste pas daljes, duke lënë të kuptohet se arsyeja madhore jashtë shtëpisë mbizotëroi mbi lojën. /Prive By Liberta Spahiu
VIDEO


Leave a Reply