Pas 11 viteve, ‘Çka ka shpija’ fik dritat

Pas një rrugëtimi maratonik që shoqëroi familjet kosovare për më shumë se një dekadë, seriali i njohur vendor “Çka ka shpija” po mbyll siparin. Edicioni festiv i këtij fundviti do të shënojë përfundimisht fundin e këtij projekti televiziv, lajm ky që ka prekur fansat e shumtë dhe është konfirmuar tashmë nga vetë kasti.

Aktorja Donika Ahmeti ka zgjedhur rrjetin social TikTok për të dhënë lajmin e lamtumirës. Përmes një video-përmbledhjeje emocionale të momenteve më pikante, ajo bëri të ditur se ky rrugëtim 11-vjeçar, i cili numëron mbi 540 episode të realizuara, po përmbyllet tani. Seriali e kaloi pjesën më të madhe të transmetimit në ekranin e RTK-së, për t’u transferuar në vitin 2022 në Klan Kosova, ku dhe po e mbyll ciklin e tij historik.

Edhe pse dritat e shtëpisë më të famshme në Kosovë po fiken, krijuesi i saj nuk do të largohet. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se Naser Rafuna do të vazhdojë rrugëtimin e tij në të njëjtën logo televizive.

Aktori dhe producenti pritet të vijë me projekte të reja dhe produksione të jashtme, duke premtuar se humori dhe kreativiteti i tij do të mbeten pjesë e ekranit, por tashmë në formate të reja pas këtij edicioni të fundit festiv.

@donikeahmeti

🥹

♬ Melodie – Florian Christl & The Modern String Quintet

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*