Pas suksesit të tyre të padiskutueshëm në ekran, një prej çifteve më të komentuar shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po vijnë sërish bashkë, por këtë herë në ekranin e madh të kinemasë.
Dhe tashmë pritjes për titullin e filmit i erdhi fundi!
Përmes një postimi në rrjetet sociale, është zbuluar posteri zyrtar i projektit të tyre më të ri titulluar “Loja e Fundit”, i cili ka ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.
Një histori intrige dhe dashurie
Posteri prezanton një imazh simbolik: një tapet i kuq mbi të cilin qëndron një litar i lidhur nyje, shoqëruar me slloganin goditës: “Në dashuri kush nuk luan, humbet…”. Ky detaj lë të kuptohet se filmi do të jetë i zhanrit dramë-romancë me nota të forta intrige, ku loja e ndjenjave do të jetë në qendër të fabulës.
Luizi e ka shoqëruar njoftimin me fjalët: “Disa lojra luhen me zemër”, duke paralajmëruar një histori emocionuese.
Detajet e produksionit dhe data e publikimit
Filmi mban firmën e Klaudia Brahimajt dhe është me regji të Bjordi Mezinit, një emër i njohur që garanton një frymë moderne në kinematografinë shqiptare. Bashkëpunimi i Luizit dhe Kiarës tregon kiminë e tyre jo vetëm në jetë, por edhe si protagonistë në aktrim.
Pritshmëritë e publikut
Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, duke e cilësuar këtë si një nga projektet më të pritura të vitit të ardhshëm. Sipas njoftimit zyrtar, “Loja e Fundit” pritet të shfaqet në të gjitha kinematë në shkurt të vitit 2026, duke u kthyer potencialisht në dhuratën më të bukur për festat e dashurisë. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply