Tashmë është zyrtare!
Spektakli më i madh i vëzhgimit në Shqipëri, Big Brother Albania, do të nisë sezonin e tij të pestë (BBVA 5) më datë 20 Dhjetor, në orën 21:00.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Top Channel në rrjetet sociale, duke ndarë me publikun datën e shumëpritur.
Kanali ka publikuar një video njoftuese, ku përmendet fraza intriguese: “E ardhmja është shkruar…”.
Kjo frazë lë të kuptohet se ky edicion do të sjellë surpriza të mëdha dhe se loja ka nisur që përpara hyrjes së banorëve të rinj në shtëpinë e famshme.
Rikthimi i Big Brother Albania në ekran në këtë periudhë të vitit pritet të ndezë atmosferën festive dhe të mbërthejë publikun shqiptar për muaj me radhë, duke sjellë debate, histori dashurie dhe emocione të forta.
Kujtojmë se javë më parë Prive By Liberta Spahiu bëri të ditur se po me datë 20 nis ky edicion i pestë i Big Brother. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply