Kush është Benita e Big Brotherit që investoi 18 mijë euro në dhëmbë dhe thotë se ka shkruar edhe romane?

Vetëm 21 vjeç, Benita ka eksploruar disa drejtime në jetën e saj, nga modelingu, te muzika dhe paraqitjet televizive.

Ajo ka treguar se, përveç modelingut, është marrë edhe me këndim dhe rep, duke u shfaqur në emisione të ndryshme. Por pas pak kohe, muzika mbeti pas… Sipas saj, studimet dhe mungesa e menaxhimit të duhur e larguan nga ky rrugëtim artistik.

Benita ka pohuar se ka studiuar gjeodezi, ndërsa në jetën e përditshme ka punuar edhe si shitëse në biznesin familjar, diçka që lë të kuptohet se vjen nga një familje me mundësi financiare të mira. Madje, edhe shpenzimet e saj mujore i ka deklaruar rreth 2000 euro.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë nuk ka qenë muzika… as modelingu… por transformimi i saj fizik. Benita ka pranuar hapur se ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro për ndryshime estetike. Vetëm për dhëmbët ka investuar plot 18 mijë euro.

Në ekran, ajo është shfaqur gjithnjë e sinqertë për pasionet e saj. Leximi është hobi i saj i preferuar… dhe madje, ka treguar se është autore e disa romaneve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*