Adri dhe Iliriana jepin lajmin e fundit për këngën ‘Haram’

Vetëm pak ditë pas lansimit, kënga “Haram”, e Adri Rogaqit dhe Iliriana Sadriut, ka ‘shpërthyer’ në skenën muzikore europiane duke arritur rezultate të jashtëzakonshme në platformën më të madhe të videove, YouTube.

Projekti po shënon rekorde dëgjueshmërie dhe po ngjitet në majat e trendeve në disa shtete të ndryshme të Evropës.

Brenda një periudhe shumë të shkurtër publikimi, “Haram” ka arritur të bëhet një nga këngët më të kërkuara dhe më të klikuara në YouTube, duke u renditur në pozita të larta në disa tregje muzikore kryesore të kontinentit:

Në vendin e parë në Zvicër – ku kënga mban vendin e parë dhe është shpallur si “rekord” në trendet e muzikës, duke lënë pas artistë me famë botërore.

Në vendin e dytë në Gjermani – një arritje e jashtëzakonshme në një treg shumë konkurrues ku mbizotërojnë emra të mëdhenj të industrisë muzikore.

Në vendin e tretë renditet në Austri dhe në të katërtin në Suedi.

Në vetëm disa ditë publikimi, kënga ka grumbulluar afro dy milionë klikime në platformën Youtube dhe është bërë pjesë e playlistave trend në shumë shtete.
Në rrjetet sociale, përdorues nga vende të ndryshme si Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia dhe diaspora shqiptare kudo në botë, kanë ndarë momente të tyre me këngën, duke e kthyer “Haram” në një fenomen të vërtetë muzikor. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*