Alba ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga qëndrimi i saj në Reç të Malësisë së Madhe, ku ka kaluar kohë mes natyrës dhe njerëzve të saj më të dashur.
Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet mes peizazheve malore, ndërsa në njërën prej tyre shihet duke qëlluar me një armë gjahu që dikur i përkiste gjyshit të saj.
“Në tokat e gjyshit, me çiften e tij”, ka shkruar Alba krahas fotografisë, duke i dhënë këtij momenti edhe një kuptim të veçantë familjar.
Ajo ka ndarë gjithashtu një fotografi të shtëpisë së gjyshit, duke sjellë për ndjekësit edhe një pjesë të historisë dhe rrënjëve të familjes së saj.
Pjesë e albumit është edhe vëllai i saj, por vëmendje të veçantë merr një fotografi e ëmbël me babanë, të cilën Alba e ka shpërndarë edhe në InstaStory.
“Vajza e babit përgjithmonë”, ka shkruar ajo krahas imazhit, duke shprehur me pak fjalë dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me të atin.
Përmes këtyre fotografive, Alba ka ndarë me publikun disa momente të ngrohta familjare, duke treguar se, pavarësisht angazhimeve të përditshme, lidhja me familjen dhe vendin e origjinës mbetet e veçantë për të. /Prive By LS/

Leave a Reply