E pyesin për shtatzëni, Sara befason me reagimin

Sara Gjordeni, ka realizuar së fundmi një sesion pyetjesh me ndjekësit e saj në Instagram, duke u përgjigjur me sinqeritet e humor ndaj shumë kurioziteteve që ata kishin për jetën e saj personale dhe jo vetëm.

Në mesin e pyetjeve që i kanë bërë, një ndjekës e ka pyetur drejtpërdrejt:

“Mos je prapë shtatzënë? Dritë dielli”

Sara nuk e ka lënë pa reaguar, por ka zgjedhur ta marrë me të qeshur, duke e shoqëruar me mbishkrimin epik:

“Jeni të paparë, pz”

Nuk është hera e parë që ndjekësit hamëndesojnë për një shtatzëni të dytë të saj, por me këtë reagim, Sara duket se i ka mbyllur thashethemet me stil, duke e kthyer gjithçka në humor.

Kujtojmë se Sara dhe Bardhi u bënë prindër në dhjetor të vitit të kaluar, kur mirëpritën vajzën e tyre Nea, e cila u dha epitetin prindër për herë të parë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*