
Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Kosova’ pritet të nisë shumë shpejt.
Në një video live, moderatori i emisionit ‘Kosova Today’, Kron Sadiku, ka zbuluar datën e mundshme të fillimit të reality show-t më të ndjekur të momentit.
“Big Brother VIP Kosova fillon më 31 tetor, qashtu po flitet,” u shpreh ai, shkruan “Kosovarja”.
Megjithëse data ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni, deklarata e moderatorit ka entuziazmuar fansat, të cilët tashmë kanë filluar numërimin mbrapsht.
@yjettlart Me 31 Tetor fillon Bigu #bigbrothervipkosova ♬ original sound – yjettlart
Leave a Reply