“Nuk e dija për humbjen” Kozaku i kërkon falje familjes së Gjestit

Përmes një transmetimi live në TikTok, Kozaku ka reaguar publikisht duke i kërkuar falje këngëtarit Gjesti dhe familjes së tij, pas një deklarate të papërshtatshme që kishte bërë më herët.

Ai sqaroi se gjatë një live-i, në momentin kur ndjekësit po përmendnin vazhdimisht emrin e Gjestit, kishte reaguar në mënyrë të gabuar pa qenë në dijeni të situatës së dhimbshme që po kalonte familja e tij.

“Sinqerisht nuk e dija që i kishte vdekur vëllai, nuk jam djalë i keq. Kur e mora vesh, më erdhi keq”, tha ai.

Kozaku pranoi se në atë kohë kishte qenë i pirë dhe kjo e kishte shtyrë të thoshte fjalë të pahijshme, të cilat i konsideroi gabim të madh. “Nuk është mirë me sha një njeri në ato momente. Kam gabuar, kam qenë i pirë dhe nuk e kam ditur”, u shpreh ai.

Në fund, ai përcolli ngushëllimet e tij për familjen e Gjestit, duke e mbyllur reagimin e tij me një ton reflektues dhe të ndjerë.

Ky veprim i Kozakut ka sjellë reagime të ndryshme në rrjete sociale, por një pjesë e ndjekësve e kanë parë si një hap të rëndësishëm për të pranuar gabimin dhe për të treguar respekt në një moment të tillë të dhimbshëm për familjen Kelmendi. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*