
Emri i Xhenetës është rikthyer sot në qendër të vëmendjes pas lajmeve që nisën të qarkullojnë se ajo është shtatzënë.
Për disa orë me radhë rrjetet sociale u mbushën me aludime, duke e vënë finalisten e BBVK 3 në qendër të thashethemeve.
Por ajo nuk ka qëndruar në heshtje. Me një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram, Xheneta ka zgjedhur t’i japë fund çdo spekulimi. “Nuk e di pse shpikni çdo ditë diçka të re për mua. Nuk jam shtatzënë dhe nuk ka asgjë të vërtetë në atë që po qarkullon”, shkruan ajo duke nënvizuar se vetëm ka humbur peshë kohëve të fundit.
Në vijim, artistja ka shtuar se kur të ketë diçka të bukur për të ndarë me publikun, do ta bëjë vetë: “Gjërat e mira kanë kohën e vet, dhe kur të vijë momenti do e tregoj unë, jo portalet”.
Kështu, ajo i ka mbyllur qartë aludimet, duke rikujtuar se jeta e saj private është e drejtë ekskluzive e saj dhe askush tjetër nuk mund të flasë në emër të saj. /Prive
Leave a Reply