Mbahet dasma e Esttos, këngëtari i këndon nuses së tij

Këngëtari i njohur shqiptar Estto, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke i dhënë fund beqarisë me Entela Karavidajn.

Sipas traditave, Estto mori nusen në një ceremoni familjare ditën e djeshme, ndërsa sonte po mbahet dasma madhështore në ambientet e “Grand Events”, një prej hoteleve më luksoze të kryeqytetit.

Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë mbrëmje ishte momenti kur këngëtari mori mikrofonin dhe, ndërsa vallëzonte me bashkëshorten e tij, i këndoi asaj një këngë, duke emocionuar të pranishmit.

Të ftuarit kanë ndarë pamje nga atmosfera magjike, ku dekorimet, muzika dhe dashuria mes çiftit e kthyen dasmën e Esttos dhe Entelës në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë.

Urime! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*