Lamtumira, ky është vendimi i familjes Kelmendi

Sot iu dha lamtumira e fundit vëllait të këngëtarit Gjesti, Eldionit.

Ceremonia mortore u zhvillua në vendlindjen e tij, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Kosova dhe Shqipëria, miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë të afërt të artistit.

Mes të pranishmëve u vunë re edhe shumë fytyra publike, përfshirë ish-banorë të “Big Brother Kosova” dhe “Big Brother Albania”, të cilët erdhën për të treguar solidaritet dhe për të shprehur dhimbjen e tyre në këtë moment të vështirë për familjen Kelmendi.

Familja Kelmendi, njoftoi vendimin se për këtë ngjarje të rëndë nuk do të mbahet e pame.

Vëllai i Gjestit mbetet i paharruar për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e njohën nga afër. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*