Enis Bytyqi është bërë baba për herë të parë?

Këngëtari i njohur Enis Bytyqi ka ndarë sot me ndjekësit e tij një postim të veçantë në Instagram, ku lajmëroi publikimin e këngës më të re me titull “DU&ICH”.

Por, përveç këngës, ajo që mori gjithë vëmendjen e fansave ishte një foto e artistit me një bebe në duar.

Në përshkrimin e postimit, Enisi shkroi: “A e keni ni këngën e re?? DU&ICH out now!”, duke i ftuar të gjithë të dëgjojnë projektin e tij më të fundit muzikor.

Megjithatë, vëmendja ishte kryesisht te imazhi ku këngëtari shihet i ulur në një kolltuk, duke mbajtur me dashuri një foshnje në krahët e tij.

Ky detaj ka ndezur menjëherë dyshimet se mos vallë Enis Bytyqi është bërë baba për herë të parë, por pa e bërë ende publike një gjë të tillë.

Kujtojmë se Enisi prej vitesh është i martuar me partneren e tij Rina, mirëpo çifti është treguar gjithmonë shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ata publikojnë shumë rrallë foto apo momente personale, duke zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut.

Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë ne na mbetet vetëm të themi urime! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*