Vajza e Remzie Osmanit me ndryshim të madh në pamje

Riola Hamzaj, vajza e këngëtares Remzie Osmani, po ndan më shpesh momente nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale.

Në një fotografi të publikuar në Instastory, ajo është shfaqur me një stil ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim.

Në këtë paraqitje, Riola ka zgjedhur grim të theksuar, me një stil që të kujton pamjen e një rock-stari, si dhe një xhaketë xhins. Kombinimi i veshjes dhe grimit i jep paraqitjes së saj një pamje moderne.

Përveç paraqitjeve në rrjetet sociale, Riola ka provuar edhe muzikën, megjithëse nuk e ka vazhduar më tej këtë rrugë. Aktualisht, ajo ndan kryesisht momente nga përditshmëria e saj, shkruan “Kosovarja”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*